Lajme

‘Vetëvendosje e provon presionin’ edhe në Prishtinë – organizon protestën në shkollën “Faik Konica”

09/26/2022 12:50
nga:Genita C

Në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, sot  është organizuar një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. Protesta ka filluar në orën 12:00.

SBASHK: S`lëvizim nga pozicioni ynë, presim ftesë për dialog nga Qeveria

Burimet e GazetësBlic, konfirmojnë se organizatori kryesor i kësaj proteste është anëtari i Kryesisë së VV-së në Prishtinë, Muharrem Kadriu.

Kujtojmë se, Greva në arsim po vazhdon edhe më tej, sot mësimdhënësit hynë në javën e pestë të kësaj greve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.