Sporti

Lëndimi i Brozovic| Sot testet në Zagreb, ka frikë tek Inter – lojtari mund të mungojë në disa ndeshje

09/26/2022 10:47
nga:L J

Marcelo Brozovic sot do të kryejë rezonancën në këmbën e majtë  pasi u dëmtua dje në takimin Austri-Kroaci.

Dje iu desh të largohej nga fusha pas vetëm 19 minutash pasi ndjeu një problem në muskul që do të studiohet në detaje nga stafi kroat direkt në Zagreb.

Interi është qartazi në kontakt me Federatën Kroate të Futbollit, por parashikimet e trajnerit Dalic nuk tingëllojnë aspak të mira te Nerazzurrët.

“Unë mendoj se ai do të jetë jashtë për 3-4 javë dhe do të jetë gati për Kupën e Botës”, tha Dalic.

Mbetet të shihet nëse dëmtimi i Brozos është më i rëndë – apo do të kthehet shpejtë në fushë.

/GazetaBlic Sport