Lajme

Suharekë: Ish-bashkëshorti tenton ta fus me dhunë në veturë, viktima lajmëron rastin në polici

09/26/2022 10:01
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.

I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti nën hetime.