Lajme

Zgjedhjet e brendshme në VV, ironizon Baraliu: Albini fiton me 73.6%, pasuar nga Visar Imeri me 19.9%, Glauku me 4.7% dhe Liburni me 1.7%

09/25/2022 20:44
nga:Astrit Gashi

Analisti politik, Bleron Baraliu, ka ironizuar me kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi Kurti është kandidati i vetëm për kryetar në këtë subjekt politik që qeverië me vendin.

“E dheza modelin për me vleresu si i ka gjasat Albini me u zgjedh(sic) sërish Kryetar i VVsë. Po del që Albini fiton bindshem me 73.6%, pasuar nga Visar Imeri me 19.9%, Glauku me 4.7% dhe Liburni me 1.7%”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot në të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje është votuar.

Një anëtar një votë është mënyra sesi VV-ja e do të vendosë për kryetarin, ku kandidat është vetëm kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti.