Showtime

Dalin fotot nga “dasma e vitit”! Armina Mevlani shkëlqen me fustanin e nusërisë

09/25/2022 18:26
nga:Gazeta Blic

Këtë të diel Armina Mevlani kurorëzon me martesë dashurinë e saj 9-vjeçare me Shkëlzen Berishën.

Mevlani ka veshur vellon e bardhë me të cilën shkëlqen e gjitha, teksa ka pozuar krah Shkëlzenit.

Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood.

Më pas, nusja do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.