Sporti

Barcelona dhe Liverpool po mendojnë për shkëmbimin mes Depay dhe Firmino

09/25/2022 17:42
nga:E K

Shtypi anglez bën me dije se dy klubet po mendojnë për një shkëmbim mes sulmuesëve në merkaton e dimrit.

Memphis Depay dhe Roberto Firmino janë në fund të kontratave të tyre, kështu që marrëveshja do të ishte e dobishme për të dy klubet, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi holandez nuk ka një pozitë të garantuar në 11-shen e Xavi Hernandez dhe braziliani po ashtu ka humbur rëndësinë në ekipin e Jurgen Klopp pas ardhjes së Luis Diaz (ish-lojtar i FC Porto) dhe Darwin (ish lojtar i Benfica).

/GazetaBlic Sport/