Lajme

Kurti: Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VV-në

09/25/2022 12:03
nga:Genita C

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se viti 2022 është vit i zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti thotë se po përcaktohen për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!”, shkroi Kurti.