Sporti

Uzuni: Isha i lënduar, kam qenë me ineksione – jam i zhgënjyer me humbjen e sotme

09/24/2022 23:02
nga:E K

Shqipëria ka humbur nga Izraeli.

Kombëtarja shqiptare pësoi humbje në udhëtim me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Wiesmann dhe Baribo ishin realizatorët e izraelitëve, kurse për Shqipërinë realizoi Uzuni.

Myrto Uzuni pas ndeshjes foli për “SuperSport”, ku deklaroi se ndjehet keq pas humbjes së sotme.

“Nuk ndihem mirë kam qenë me ineksione, e ndjej të luajë për kombin për familjen, ky është futbolli nuk jemi të lumtur normalisht”, tha ai.

“Është një nga golat e mi më të bukur, por gabimet na kushtuan shumë në ndeshje”, shtoi ai.

“Të gjithë duhet të punojmë në fushë, unë kam qef normalisht të luajë gjithmonë, por nuk ka rëndësi kush luan, ata që janë në formë duhet të startojnë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/