Sporti

Liverpool nis bisedimet me Keitan për rinovimin e kontratës

09/24/2022 17:55
nga:E K

Liverpool e sheh akoma pjesë të projektit mesfushorin, Naby Keita.

Keita dhe Liverpool raportohet të jenë në bisedime për zgjatjen e kontratës së lojtarit nga Guinea, shkruan GazetaBlic Sport.

Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni.

Kujtojmë se Keita u transferua te Liverpool nga Leipzig në vitin 2018, kurse deri tani është paraqitur 76 herë për “The Reds” duke shënuar 7 gola.

/GazetaBlic Sport/