Sporti

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës

09/24/2022 14:41
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut, në Windsor Park në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ka kapacitet prej 18,500 ulëseve.