Lajme

Çitaku: Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra e një për gra

09/24/2022 11:38
nga:Y I

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka thënë se PDK-ja është parti që ka barazi gjinore.

Sipas saj, në PDK, nuk ekziston një tavolinë diskutimi për burra e një për gra, e as tema që diskutohen vetëm nga burrat e të tjera që disktuohetn nga gratë.

“Në PDK si do ta shihni edhe sot nuk ekziston një tavolinë për burra e një për gra, s’ka tema për burra e tema për gra. Të metat nuk janë gjinore por njerëzore, ne vetëm bashkë në një tavolinë mund të marrim vendime të drejta që mund ta qojnë Kosovë në shekullin e ri”, ka thënë Çitaku.

Ajo madje tha se arsyeja se pse është pjesë e PDK-së, është guximi që e karakterizon këtë parti.

“Arsyeja kryesore pse jam krenare që jam në PDK është se PDK-ja ka pasur dhe ka guxim. Ka pasur guxim të ndërtojë historinë dhe të projektojë të ardhmen”.

Sipas Çitakut, beteja për barazi nuk është dhe s’duhet të jetë betejë vetëm e grave, kjo nuk është betejë apo aspiratë e grave kundër burrave është betejë e përbashkët. “Gratë duhet të punojnë bashkë me burrat”.