Shkrimtari dhe publicisti, Jusuf Buxhovi ka njoftuar se më 28 shtator në Tiranë promovohet libri i tij.
Njoftimi i plotë i Buxhovit:
EDHE NJË PROMOVIM I RËNDËSISHËM I “KOSOVËS” I-VIII NË TIRANË
Të mërkurën e ardhshme, më 28 shtator, në orën 13, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, bëhet promovimi i “Kosovës” në tetë vëllime. Meqë përfshihet në kuadër të manifestimit të Ditëve Europiane të Trashëgimisë së Qëndrueshme që mbahen në Tiranë nga 23-30 shtatori, promovimi do të jetë tematik. Në fokus të trajtimit pritet të trajtohen edhe aspektet që ngërdhen kjo vepër voluminoze në raport me identitetin historik, kulturor dhe politik europian të botës shqiptare nga antikiteti e deri te koha jonë. Për veprën do të flasin historianë dhe akademikë të njohur shqiptarë.