Lajme

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

09/23/2022 17:10
nga:Y I

Kryesia e Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e hënë, duke filluar nga ora 11:00

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra për Media e këtij institucioni, njofton Gazeta Blic.

Ky është rendi i ditës:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave