Sporti

Frikë tek Italia, Donnarumma mund të mos pritet mirë sonte në ‘San Siro’

09/23/2022 11:27
nga:Mergim Rreci

Ekziston frika se Gigio Donnarumma do të ofendohet dhe fishkëllohet nga një pjesë e tifozëve në ‘San Siro’ sonte.

Italia përballet me Anglinë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve sonte. Donnarumma pritet të startojë në portë, duke luajtur ndeshjen e tij të dytë në ‘San Siro’ që kur iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Milani në vitin 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

Hera e parë që ai u kthye në San Siro nuk përfundoi shumë mirë pasi Italia përfundoi serinë e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh me një humbje kundër Spanjës dhe portieri dukej i lëkundur në disa raste. Pati raportime se ai madje shpërtheu në lot në dhomën e zhveshjes.

Tifozët e Milanit janë shumë të revoltuar me të, kjo për faktin se ai u largua papritur nga klubi, duke zgjedhur kalimin tek gjiganti francez.

/GazetaBlic Sport/