Lajme

Sveçla: Reformimi i administratës publike, prioritet shtetëror

09/23/2022 11:00
nga:Astrit Gashi

Kuvendi po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, të cilën po e prezanton Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij transferimi i zyrtarëve publik nga agjencionet bëhet duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Ju lus deputetë që reformimin e administratës publike ta konsideroni si prioritet shtetëror”, tha ai.