Sporti

Gjermania – Hungaria, formacionet e mundshme

09/23/2022 10:39
nga:Mergim Rreci

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen sot në Ligën e Kombeve.

Në Ligën A, në grupin 3 Gjermania do të përballet me Hungarinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Hungarezët i kanë marrë dy barazime radhazi ndaj Gjermanisë, fillimisht në grupet e Euro 2020 dhe më pas në sfidën e parë në Nations League, ku Hungaria në “Puskas Arena” ja doli përsëri ti ndalte gjermanët në barazimin 1-1.

Sfida do të jetë një provë e vërtetë për “panxerat”, megjithatë trajneri Hans Flick do ta ketë të vështirë pasi do të duhet të bëj pa Manuel Neuer dhe Leon Goretzka të cilët janë infektuar me Covid-19.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Gjermania: ter Stegen – Kehrer, Süle, Rüdiger, Raum – Kimmich, Gündogan – Hofmann, Müller (c), Sane – Werner

Hungaria:  Gulacsi – Lang, Orban, At. Szalai – Fiola, Schäfer, Styles, Nagy – Adam, Szoboszlai – Ad. Szalai (c)

/GazetaBlic Sport/