Lajme

MINT përcaktoi tavanin e çmimeve të naftës për 24 orët e ardhshme, benzina lirohet për një cent

09/23/2022 09:15
nga:Astrit Gashi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimin për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për shitjen e naftës është 1 euro e 57 centë, i benzinës 1 euro e 34 centë, derisa i gazit 75 centë.

Krahasuar me dje, benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi në ora 10.00 dhe janë valide për 24 orë.