Lajme

55 raste aktive me coronavirus në Kosovë

09/23/2022 07:29
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 55.

MSH njofton se të shëruar në 24 orët e fundit janë 19, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese janë 16, ndërkaq nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar 1,836,040 doza të vaksinës.