Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje të enjten rusëve të “protestojnë” kundër mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga udhëheqësi rus Vladimir Putin.
“55,000 ushtarë rusë vdiqën në këto gjashtë muaj lufte. A doni më shumë? Jo? Andaj protestoni, ikni ose dorëzohuni”, citohet të ketë thënë Zelensky.


