Lajme

Osmani takon presidentin Biden, pjesë e fotografisë zonja e parë e SHBA-ve dhe zotëriu i parë i Kosovës

09/22/2022 18:33
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sërish me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Këtë, Osmani e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruajtur ajo.

Pjesë e fotografisë së përbashkët është edhe zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden, dhe zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu.