Vëllezërit Williams mund të jenë protagonistë në Botëror, ndonëse me dy fanella të ndryshme.
Inaki, pasi priti një kohë të gjatë për Spanjën, zgjodhi të luante me Ganën, ndërsa Nico shpreson të jetë në listën e skuadrës së Luis Enrique për Botërorin e Katarit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një vendim i natyrshëm, të gjithë shkuan në rrugën e tyre dhe e morën vendimin e tyre me shumë kujdes. Unë jam shumë i lumtur qe vellai im luan për Ganën, shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, që ai të bëjë një Botëror të madh dhe të arrij çdo qellim”, tha Nico.
“Inaki e ka menduar shumë, por unë kam qenë gjithmonë i qartë: kam dashur të jem këtu, me kombëtaren spanjolle dhe jam shumë i lumtur që Luis Enrique ma ka dhënë këtë mundësi. Shpresoj ta përfitoj”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


