Sporti

Një ndeshje për histori! Luka Modric sonte kalon Zvonimir Boban dhe “vulos” emrin legjendë

09/22/2022 17:21
nga:L J

Zvonimir Boban është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kroacisë.

Ai ishte një lider i vërtetë në fushë dhe jashtë futbollit dhe është pjesë e brezit të paharrueshëm që ka fituar medaljen e bronztë në vitin 1998 në Francë, ndërsa sot mban poste të larta në UEFA, shkruan Vecenji, përcjell GazetaBlic Sport.

Luka Modric është poashtu ndër futbollistët nëse jo futbollisti më i madh që ka pasur Kroacia dhe sot do ta kalojë Zvon Bobanin në numrin e ndeshjeve me shiritin e kapitenit.

Deri më tani ata ishin të barabartë me 48 paraqitje, por me paraqitjen ndaj danezëve në Maksimir në orën 20:45, Luka do të zërë vendin e dytë në atë listë prestigjioze.

Darijo Srna është ende i pari dhe siç duket do të qëndrojë në atë pozicion edhe për një kohë të gjatë.

Ai e përfundoi karrierën e tij me kombëtaren në vitin 2016 në kampionatin europian, teksa ka luajtur në 68 paraqitje si kapiten nga gjithsej 134 ndeshje për kroatët.

/GazetaBlic Sport