Cristiano Ronaldo ka shprehur synimin e tij për të vazhduar karrierën e tij ndërkombëtare përtej Kupës së Botës dhe synon Kampionatin Evropian të Gjermanisë në vitin 2024.
Një lajm që nuk është befasues, siç thotë Ruben Neves, bashkëkombasi i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Askush nuk është i befasuar. Duke punuar me të, ne e dimë se çfarë bën ai. Nuk e prisnim ta thoshte për momentin, por disi e dinim tashmë, për mënyrën se si punon, për mënyrën se si është i përfshirë në kombëtare”, tha Neves.
“Ai është gjithmonë i jashtëzakonshëm kur thirret në kombëtare. Ai është profesionist në të gjitha aspektet dhe do të jetë gati”, përfundoi Neves.
/GazetaBlic Sport


