Sporti

Jordi Cruyff: Barcelona është rikthyer, tifozët i besojnë projektit të Xavit

09/22/2022 15:23
nga:E K

Jordi Cruyff, drejtori i ri sportiv i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për NOS, ku ka zbuluar disa detaje rreth punës së tij:

“Kam rreth një vit që jam me Barcelonën dhe vetëm tani roli im është bërë pak më aktiv, sidomos gjatë merkatos. Nuk është një situatë e lehtë: Unë dëgjoj opinionet, por shumë njerëz nuk i dinë rregullat e Fair-play-it financiar spanjoll, të cilat janë shumë strikte në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Skuadra tani është përsëri e fortë, kjo mund të shihet, në veçanti nga fakti që stadiumi ynë është sërish plot. Tifozët janë ringjallur dhe ende besojnë te projekti”, u shpreh fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Situata e Depay dhe de Jong:

“Ata janë duke luajtur, ata kanë qenë me ne që në përgatitje dhe të dy ishin titullarë në ndeshjen e fundit. Ka shumë presion mbi trajnerin, i cili e bën formacionin të mendojë vetëm për fitoren“.

/GazetaBlic Sport/