Seanca e Kuvendit të Kosovë ka nisur me një minut heshtje në përvjetorin e 24-të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ata janë shembull i përkryer se si jepet jeta për lirinë e atdheut. “Lavdi atyre dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, tha Konjufca.
Ndryshe, më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.


