Lajme

Mustafa ironizon me Muratin: Aq shumë kanë para qytetarët në banka, sa që 100 mijë e kanë lëshuar Kosovën që nga ardhja e ministrit në pushtet

09/22/2022 12:32
nga:Astrit Gashi

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që tha se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje dhe se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde prej 4.88 miliardë euro.

Mustafa ka thënë se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka sa që po ikin jashtë vendit”.

“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.