Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thotë se Anglia është në formë më të mirë se Azzurri-t.
Mancini tregon se Tonali do të mungojë pasi nuk është stërvitur me skuadrën gjatë ditëve të fundit dhe do të mungojë në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kombeve me Anglinë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Tonali nuk është stërvitur kurrë me ne, do të përpiqemi ta rikuperojmë për Budapestin, por ai nuk po ndihet shumë mirë dhe mendoj se do të kthehet në shtëpi”, tha Mancini në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Tre Luanët.
“Ka gjithmonë entuziazëm, veçanërisht para ndeshjeve si kjo,” vazhdoi CT.
“Nuk jam i shqetësuar, është një lojë me të cilën përballemi në një moment të caktuar për ne. Ata janë në formë më të mirë, por ne kemi entuziazëm dhe mund të bëjmë një lojë të mirë.
“Anglia është një nga vendet më të mira në botë, plot talent. Ata kanë shumë lojtarë në sulm dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Mancini.
/GazetaBlic Sport/


