Sporti

UEFA planifikon ndryshimin e formatit të Superkupës së Evropës, do zhvillohet në Amerikë dhe do marrin pjesë ekipe nga MLS

09/22/2022 11:28
nga:E K

UEFA planifikon të zhvendos ndeshjet e trofeut evropian në Amerikë. Jo vetëm që Superkupa e Europës do të luhet në Amerikë, por edhe një klub nga Amerika do të ketë shanse ta fitojë.

“UEFA ka muaj që punon për ta bërë Superkupën më tërheqëse dhe fitimprurëse. Aktualisht një ndeshje për këtë trofe luhet në terren neutral nga fituesi i Champions League dhe Europa League. Në Nyon ata pranojnë idenë që ky format të zëvendësonte turneun, përkatësisht Final Four, i cili do të luhej larg Evropës. Konkretisht në SHBA”, shkruan Guardian dhe zbulon pjesëmarrësit e Superkupës së Evropës gjashtë mijë kilometra larg tij dhe me një klub jo-evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Tre klube evropiane dhe një amerikane do të luanin katër ndeshje përcaktuese:

“Fituesit e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës do të garonin për trofeun. Klubi i katërt do të ishte kampioni i MLS. Do të luheshin katër ndeshje; dy gjysmëfinale, një ‘finale ngushëlluese’ ose lojë e vendit të tretë dhe finalja e madhe”.

Kush do të luante për Superkupën Europiano-Amerikane këtë vit?

Për një Superkupë të tillë do të luanin këtë verë Real, Eintracht, Roma dhe New York City, klubi nga portofoli i pronarëve nga Emiratet e Manchester Cityt dhe kampioni aktual i MLS-së. Në atë ligë garojnë 27 klube, nga të cilat tre janë kanadeze dhe pjesa tjetër janë amerikane. Kthimi i madh i UEFA-s drejt Amerikës erdhi sepse Nyon i konsideron SHBA-të një treg kyç në strategjinë e saj të rritjes, sepse Amerika ka potencialin më të madh për të tërhequr audiencë të re.

Pse Amerika?

Kështu, UEFA dëshiron të përfitojë shtesë nga ajo që tashmë ka arritur duke nënshkruar një kontratë të re për shitjen e të drejtave televizive në SHBA, me të cilën fitoi 150 për qind më shumë se ajo e mëparshme. The Guardian zbulon gjithashtu se Superkupa e Evropës mund të fillojë në Amerikë në vitin 2024.

Ai shton se ky nuk është opsioni i vetëm që po shqyrton UEFA. Po shqyrtohet ideja që për Superkupën të luajë fituesi i Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës dhe për trofeun do të luajnë finalistët e Champions League dhe dy klube të ftuara, të përzgjedhura.

/GazetaBlic Sport/