Sporti

Kosova e zhvillon sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Irlandën e Veriut

09/22/2022 10:01
nga:E K

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut.

Dardanët do ta zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Belfast, shkruan GazetaBlic Sport.

Dueli ndaj Irlandës së Veriut luhet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Kosova do të ketë punë të vështirë në udhëtim pasi kombëtarja kundërshtare synon mbetjen në Ligën C, pasi rrezikon të bie në Ligën D.

Irlanda e Veriut kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Kosovës, por forma e saj nuk jep shumë shpresa për këtë gjë

/GazetaBlic Sport/