Kombëtarja kroate e futbollit po përgatitet për një ndeshje të rëndësishme ndaj Danimarkës, e cila do të luhet të enjten në Maksimir në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kroatët sot janë stërvitur në Maksimir dhe kapiteni Luka Modric ka shfrytëzuar këtë rast për të vizituar shkollën e futbollit të Dinamos, në të cilën ka luajtur edhe ai dhe ka gëzuar lojtarët aktualë, me të cilët ka bërë foto.
“Dikur lojtar në shkollën e Dinamos, e sot lojtari më i mirë në botë”, kanë shkruar në Instagramin e Dinamos krahas një fotoje të Modriçit me lojtarë të shkollës së Dinamos.
/GazetaBlic Sport



