Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti është e sëmurë, prej saj do të sëmuret edhe vendi gjatë dimrit

09/21/2022 21:31
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të sëmurë, Qeverinë e Kosovës dhe se sipas tij shteti i Kosovës, do të pësojë nga kjo qeveri.

Haradinaj, ka thënë se Kosova do t’i shoh pasojat në stinën e dimrit, kur sipas tij pritet që të rëndohet situata me furnizim të energjisë elektrike.

“Qeverinë po e shoh si të sëmurë, është pacient qeveria. Nuk po e shoh vetëm si qeveri të sëmurë, por po e shoh se vendi do të pësoj, prej kësaj qeverie ose ka me qenë e sëmurë në këtë dimër. Po mundohem ta clirojë Kurtin, nga inati. Përinati të opozitës mos e merr në qafë vendin”, ka thënë ai në DebatPlus.

Greva e mësimdhënësve, Haradinaj: Kurti duhet ta lërë inatin, habitem sa e kanë duru sindikatat