Manuel Neuer dhe Leon Goretzka kanë rezultuar pozitivisht në Covid-19.
Pas testeve të fundit, të dy rezultuan pozitivë dhe nuk do të luajnë në ndeshjet e planifikuara për këtë muaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy profesionistët e Bayernit janë jashtë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve të vitit të premten (23 shtator) në Leipzig kundër Hungarisë dhe të hënën (26 shtator) në Angli.
Të dy yjet ishin në Oktoberfest me FC Bayern të dielën.
/GazetaBlic Sport/


