Lajme

Jasharaj lëshon mbledhjen e Komisionit për Arsim, Basha i thotë se dinjitetin e ka kthyer në para

09/21/2022 12:46
nga:Astrit Gashi

Pas përplasjeve dhe fjalimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Basha e ka akuzuar Jasharajn që e ka kthyer dinjitetin në para.

Sipas tij, SBASHK-u po i mban peng fëmijët për 50 euro.

Kurse Jasharaj ka thënë se deputetët si ai e kanë sjellur gjendjen deri këtu.

“Qysh po pisket bre.. oo deputetët si ti e kanë pru punën qitu”, ka thënë Jasharaj.