Lajme

Vazhdon të bie çmimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

09/21/2022 09:22
nga:Astrit Gashi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e çmimit tavan në produktet e derivateve.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1,58, duke rënë kështu edhe për dy centë krahasuar me ditën e djeshme.

Kurse çmimi maksimal i lejuar për Benzinë është 1,35.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,75 cent.

Këto çmime janë të vendosura nga sot deri nesër në ora 10:00.