Lajme

Foto me Kodrën, Selmanaj: S’ua kërkoj letërnjoftimet për t’i identifikuar personave me të cilët darkoj (VIDEO)

09/20/2022 23:54
nga:Astrit Gashi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë një sqarim shtesë, për fotografinë e cila po qarkullon në internet, në të cilën shihet i shoqëruar nga tashmë i dyshuari që tentoi atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa figurave të tjera.

Selmanaj u shpreh në Klan Kosova, se është i gatshëm në çfarëdo rrethane kushdo që vlerëson se mund të ndihmojë, me këto çka i ka thënë.

”Nuk mund të them se jam viktimë e këtyre situatave”.

”Por, si politikanë, fotografi të tilla, darka të tilla me njerëz që edhe nuk i njohim, na ndodhin shpesh”.

”Asnjëherë nuk ndodhë që unë kur të ulem në ndonjë tavolinë t’ju them: ‘M’fal ju lutem nxirrni letërnjoftimat njëherë, për t’ju identifikuar kush jeni ju’. Këtë nuk e bëj”.

”Unë kam qenë mysafir i rastit, dhe jam shumë i bindur që pagesën e ka bërë miku im i cili na ftoi atë natë”, tha Selmanaj.