Lajme

“Modeli i dy Gjermanive” e ka një epilog tjetër, një përfundim tjetër, një bashkim të një Gjermanie në fund/ Kemi synime historike të bashkohemi me Shqipërinë”

09/20/2022 23:15
nga:Genita C

Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se modeli i dy Gjermanive, nuk përkon me realitetin që gjendet Kosova në raport me Serbinë.

Raci, i ftuar në “Rubikon”, theksoi se se ky model ka një epilog tjetër, njofton Klankosova.tv.

”Modeli i dy Gjermanive” e ka një epilog tjetër, e ka një përfundim tjetër, e ka një bashkim të një Gjermanie në fund, ne nuk kemi intenca me u bashkua me Serbinë, ne kemi synime historike të bashkohemi me Shqipërinë”, është shprehur Raci.

”Modeli i dy Gjermanive” është ide që nuk përkon me realitetin që jemi në raport me Serbinë”, shtoi Raci.