Lajme

Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit

09/20/2022 21:34
nga:Y I

Të gjitha mediat ndërkombëtare janë me sytë nga Moska në këto momente.

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar papritur në Kremlin një fjalim para kombit.

Çfarë do të thotë kreu i Kremlinit. Mbetet e paqartë dhe aludimet janë të shumta. Fjalimi ishte parashikuar të niste që përpara 1 ore, por Putin nuk po duket ende.

Ai njihet si një person që nuk i respekton oraret dhe mesa duket po e bën përsëri. Mediat e huaja shkruajnë se besohet që Putin do të shpallë vendimin për mbajtje të referendumeve lokale në zonat e pushtuara në Ukrainë.

Perëndimi ka paralajmëruar se nuk do të njohë referendume të tilla. Në rrjetet sociale ruse ka një lloj “paniku” për mundësinë e një thirrjeje të përgjithshme për luftë./Lapsi.al/