Lajme

Kurti u përgjigjet zërave se do të ketë zgjedhje në Kosovë

09/20/2022 21:08
nga:Y I

Kryetari aktual edhe kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat, Albin Kurti, ka shpalosur planin e tij të udhëheqjes.

Por, Kurti nuk la pa komentuar zërat se do të ketë zgjedhje në shtator, veçse këtë nuk e lidhi aspak me zgjedhje nacionale.

“Ndoshta e mbani mend që në dimrin që shkoi, dikush thoshte se në shtator ka zgjedhje. Është e vërtetë që ka zgjedhje, por në Lëvizjen Vetëvendosje, të dielën e 25 shtatorit”, tha Kurti, duke qeshur.

Mes tjerash, Kurti shpalosi planin qeverisës, të cilin e ka bazuar në 10 pika.

Konjufca për Kurtin: VV-ja arriti këtu pasi gjithmonë pati një drejtues të pathyeshëm, vizionar e shumë të përgatitur