Sporti

Real Madrid afër marrëveshjes së re me Fly Emirates, do të fitojnë rreth 80 milionë në vit

09/20/2022 20:59
nga:L J

Real Madrid është një hap larg mbylljes së marrëveshjes me Emirates për rinovimin e kontratës së sponsorizimit deri më 30 qershor 2026.

Prandaj agjensia e linjave ajrore do të vazhdojë të jetë sponsori kryesor i klubit kampion evropian edhe për katër sezone të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton Sportico, marrëveshja aktuale sjell rreth 70 milionë euro në sezon në arkat e Blancos, ndërsa kontrata e re do të sjellë gati 80 milionë euro në varësi të performancës sportive të skuadrës.

/GazetaBlic Sport