Në rrjetet sociale është shfaqur një video nga televizioni shtetëror rus, ku moderatorja Olga Skabeyeva, e ashtuquajtura “kukulla e Putinit”, thotë se Rusia duhet të kishte hedhur një bombë bërthamore në Londër të hënën, kur u varros Mbretëresha Elizabeth II.
Gjithçka filloi kur të ftuarit në televizionin shtetëror rus komentuan fjalët e presidentit amerikan Joe Biden, i cili i tha Putinit se nuk duhet as rastësisht të mendojë përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.
Andrei Gurulyov, deputet në Parlamentin e Rusisë, tha se Biden “po flet gjepura”.
“Këtë duhet ta kishim bërë sot, kur është varrimi i mbretëreshës. Të gjithë njerëzit më të rëndësishëm janë atje”, komentoi Skabeyeva.
Panelistët ranë dakord gjatë emisionit se “Britania është përgjegjëse për të keqen që do ta gjejë atë”.
“Zoti më faltë, por kur ta kthejmë Britaninë në një shkretëtirë si Marsi, a do të mbrohet ajo shkretëtirë nga neni 5 i aleancës së NATO-s? Nuk do të mbetet asgjë prej saj. Si e quajnë, një ishull i pathyeshëm? Të gjithë do të përkulen. Britania është gjithashtu një fuqi bërthamore dhe ka shumë armë bërthamore, por 245 kokat e saj bërthamore do të shkatërroheshin menjëherë dhe në këtë kuptim ne jemi shumë më të fuqishëm”, tha Gurulyov gjatë debatit.
Meanwhile on Russian state TV: State Duma deputy Andrey Gurulyov threatened Britain with nuclear strikes.
Host Olga Skabeeva said that Russia should have conducted a nuclear strike on Monday, since many important people were in attendance for the Queen's funeral. pic.twitter.com/qRBbiPo52L
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) September 20, 2022


