Lajme

Protesta e PSD-së: Kryetarja e Speciales anulon takimin në Gjilan, do ta zhvillojë online

09/20/2022 19:11
nga:Y I

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, pati paralajmëruar për një vizitë në Komunën e Gjilanit, më 21 shtator.

Në këtë vizitë ajo pritej të takohej me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

Por, Trendafilova ka vendosur që këtë takim ta zhvillojë përmes internetit.

Arsyeja e ndryshimit të këtij takimi ishte protesta eparalajmëruar e PSD-së, kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Dhomave të Specializuara lidhur me anulimin e vizitës.

PSD paralajmëron protestë masive nesër kundër kryetares së Gjykatës Speciale