Sporti

Depay: Nuk po luaj shumë, kam startuar vetëm dy herë këtë sezon

09/20/2022 19:00
nga:L J

Memphis Depay ka pranuar se nuk është i lumtur për minutat që po merr tek Barcelona.

Në një intervistë për ESPN, sulmuesi shprehu pakënaqësinë e tij që nuk përfshihej rregullisht në opsionet e Xavi. Depay është përdorur vetëm në tre ndeshje deri më tani, dy prej tyre si titullar (Cádiz dhe Elche).

“Mezi prisja këtë pushim dhe është e lehtë të kuptosh pse. Po luaj më pak se zakonisht, nuk jam mësuar, por e di që do të luaj për kombëtaren dhe jam shumë i motivuar. Kam startuar vetëm dy herë këtë sezon, nuk më mjaftojnë dhe jam zëvendësuar në të 60-ën. Dhe, në rastin tim, 25 minutat e fundit të lojës janë më të mirat sepse aty ka më shumë lodhje dhe hapësira te kundërshtari dhe mund ta përfitoj”, shpjegoi ai për ESPN.

“Kam marrë disa oferta nga klube të tjera dhe kam parë opsionet që kisha. Vendosa të qëndroj dhe të luftoj për hapësirën time këtu, sepse sezonin e kaluar, me Aubameyang, isha golashënuesi më i mirë. Më pëlqen të jem në Barcelonë”, shtoi Depay.

/GazetaBlic Sport