Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani nuk i shpëtoi shkarkimit së kryetarës së atëherëshme edhe pse kërkesë që ajo të mos shkarkohet kishte bërë kryeministri Kurti, raporton GazetaBlic.
Por pasi nuk arriti ta ‘shpëtojë’ Sinanin nga shkarkimi, Kurti e ka emëruar atë si Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Mirëpo, po të rikthehmi në vitin 2019 duket çartë se raportet mes Kurtit dhe Sinanit nuk ishin aq të mira, pas kjo e fundit kishte fjalë të mëdha vetëm për Thaçin e Ramën.
Në një intervistë të dhënë gjatë asaj kohe, Sinani ka thënë se shqiptarët në Preshevë janë të zhgënjyer me Albin Kurtin pasi që kanë pritur që ai të jetë shumë më i zëshëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.
“Zotit Kurti nuk duhet t’i vijë keq për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Lugina e Preshevës është një aset shumë i rëndësishëm”, kishte deklaruar Sinani.
&
Ndërsa ditën e djeshme, Zyra e Kryeministrit për Komunikim Publik dha lajmin për emërimin e saj si këshilltare e Kurtit.
Në njoftim thuhet se “ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”
“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim.
Kurti deklarohet për emërimin e Sinanit: Do themelojmë zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc


