Me Jack Grealish që kërkon shumë kohë për të dëshmuar veten, Manchester City ka filluar të kërkojë zgjidhje të tjera në treg.
Dhe në këtë kuptim, Calciomercato, flet për interesin e mundshëm për futbollistin e Milanit, Rafael Leao, përcjell GazetaBlic Sport.
I zgjedhur lojtari më i mirë i edicionit të fundit të Serisë A, sulmuesi 23-vjeçar vazhdon të qëndrojë në shërbim të Milanit. Veç kësaj, fakti që kontrata përfundon në vitin 2024 shihet si një atraksion, pasi mund të ulë ndjeshëm kërkesat e kampionit italian. Kujtojmë se edhe Chelsea ka shfaqur interes për portugezin.
I stërvitur në Sporting, Rafael Leao po përfundon sezonin e tij të katërt në Milan. Në total, ai ka 30 gola dhe 25 asistime në 123 ndeshje.
Kujtojmë se më herët mediat italiane raportuan se ai është i interesuar për të qëndruar tek Milanit, por mbetet të shihet një gjë e tillë.



