Sporti

Silvio Berlusconi e pranon se do të ndërhyjë në punën e trajnerit tek Monza

09/20/2022 09:52
nga:Mergim Rreci

Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit dhe pronari aktual i Monzas, u emocionua me fitoren e parë të ekipit, ndaj Juventusit dhe zbuloi se synon t’i japë këshilla direkte trajnerit për të triumfuar në ndeshjet e Serie A.

“Arritje e Monzës në Serie A më dha më shumë gëzim sesa fitimi i Ligës së Kampionëve”, tha ai për Telelombardia, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të ndërhyj drejtpërdrejt në taktika, me këshilla, siç bëra me të gjithë trajnerët e Milanit. Palladino e meritoi këtë mundësi, por nuk ka dyshim se do të merrem drejtpërdrejt me të, sepse tashmë e kam dëshmuar se di të arrij qëllimet e synuara”.

Pas shtatë xhirove, skuadra e treta prej fundit në tabelë, me katër pikë, dy më shumë se Cremonese dhe Sampdoria.

/GazetaBlic Sport/