Trajneri i Kosovës, Alain Giresse do të mbajë sot një konferencë për media.
Giresse do të jetë para mediave pak para dy ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” përballen fillimisht me Irlandën e Veriut me 24 shtator, kurse më pas me 27 shtator me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Konferenca do të zhvillohet në ora 13:00, kurse paraprakisht do të ketë edhe një stërvitje në ora 10:30.
/GazetaBlic Sport/


