Sporti

Lewandowski: Kalimi nga Bayern tek Barcelona më ndihmon edhe më shumë për të fituar ‘Topin e Artë’

09/20/2022 08:19
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski beson se kalimi i Bayernit te Barcelona gjithashtu e vendos atë më afër fitimit të Topit të Artë.

“E di që Barcelona është skuadra ku më shumë lojtarë që kanë fituar Topin e Artë. Mendoj se rruga për të fituar Topin e Artë është më e shkurtër te Barça se sa te Bayern”, tha golashënuesi polak në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi po tregon të gjithë cilësinë e tij te Barça, me 11 gola në vetëm tetë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/