Lajme

Ndryshon vula e Ibrahim Rugovës, Presidenca ia përshtat një ngjarje e cila do të zhvillohet në Prishtinë

09/19/2022 23:52
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të marrë detyrën e saj të të parës së shtetit, prezantohej në frymë rugoviane, e madje për shkak të prezencës së disa elementeve në zyrën e saj, ajo kritikohej se po identifikohej me periudhën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E për këtë ajo në vazhdimësi ka përdorur vulën tradicionale tashmë të njohur të presidentit Ibrahim Rugova, megjithatë, dizajni i saj sonte është ndryshuar.

Kjo duket të ketë ndodhur për shkak të një eventi, Samiti i Gruas, Paqes dhe Sigurisë, i cili është paraparë të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.