Një nga shtyllat e Benficas i thotë lamtumirë kombëtares portugeze.
Rafa Silva, 29 vjeç, ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me kombëtaren e drejtuar nga Fernando Santos, teksa tha në një deklaratë për shtyp:
“E informova trajnerin sot. Mendoj se është një vendim i ndershëm dhe korrekt në këtë pikë të karrierës sime, marrë për arsye personale. Unë kam përfaqësuar kombëtaren portugeze në 40 raste, duke ndihmuar për të fituar Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve, do të jem gjithmonë në rreshtin e parë për të mbështetur ekipin. Jam i sigurt që kombëtarja do të vazhdojë të sjell gëzim për portugezët, si në Ligën e Kombeve ashtu edhe në Kupën e Botës 2022.
Federata e Futbollit përshëndeti lojtarin, i cili ishte thirrur për ndeshjet e radhës:
“Drejtimi i FPF-së respekton vendimin e marrë nga Rafa, i cili jetoi me ne dy sukseset më të mëdha të kombëtares. Rafa do të jetë përgjithmonë njëri prej nesh dhe jemi mirënjohjes”, shkuhet në njoftimin e Federates Portugeze.
/GazetaBlic Sport/


