Pas tetë ndeshjesh pa shënuar, Heung-min Son (Tottenham) nënshkroi një hat trick në 13 minuta kundër Leicesterit (6-2), por sulmuesi nuk i festoi golat e tij me intensitet.
Lojtari i Koresë së Jugut pranoi se nuk mund të ishte shumë i lumtur për shkak të fillimit të keq të sezonit që po kalonte.
“Nuk isha i kënaqur me shanset e mia për të shënuar. Isha i zhgënjyer nga vetja. Gjithmonë më ka pëlqyer futbolli dhe gjithmonë mendoj për futbollin. Unë jam sulmues, nuk shënova dhe nuk isha i lumtur”, tha fillimisht Son.
“Mendoj gjithmonë se çfarë mund të përmirësoj”, ka shpjeguar sulmuesi duke folur për shtypin anglez.
/GazetaBlic Sport/


